Rama: Me ata, ose pa ata, më 18 qershor në zgjedhje (Video)

24.04.2017 20:50:34

Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar pasditen e së hënës me të rinjtë e Vlorës, të cilët votojnë për herë të parë.

Në fjalën e tij, Rama tha se reformat e nisura nga kjo qeveri nuk mund të ndalen.

“Ata le të bëjnë ç’të duan, votuesit e parë të Vlorës dhe Shqipërisë nuk ka forcë që i ndalon. Ata të bëjnë ç’të duan, fuqinë e dashurisë sonë për Shqipërinë dhe për Shqipërinë që duam nuk ka forcë që e zhbën”, ka thënë Rama.

Rama ka paralajmëruar se, PS do të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën.

“Kështu që më 18 qershor, si me ata si pa ata, ne do të votojmë. Më 18 qershor, si me ata, si pa ata, ne do të fitojmë”, ka thënë Rama.