Rama në Kuvend: Negociatat janë hapur pa kushte. Rama dje: Vetingu kushti i vetëm. Rama sot: Na bllokoi PD që tregoi per drogën dhe kriminalizimin

29.11.2016 12:46:34

Para një jave në Kuvend Kryeministri Rama tha: “Janë hapur negociatat me BE pa asnjë kusht”.

Para dy ditësh pas deklaratës së fortë të deputetit gjerman në emër të grupit të CDU, Rama tha: “Deputeti gjerman është zë i vetëm dhe nuk e merr askush në konsideratë”.

Ndërsa sot Kryeministri Rama tha: “Jo, negociatat nuk janë hapur por faji është i PD që i tregon Brukselit për drogën dhe kriminalizimin e politikës nga mazhoranca”.

A kishte të drejtë Mero Baze kur ja botoi kartelën….? Si quhet kjo sëmundje?  Si ka mundësi që për të njëjtën gjë në tre ditë thotë tre variante të ndryshme!?