Rama në Serbi takon shqiptarët e Luginës së Preshevës

13.10.2016 17:21:00

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili po qëndron në Serbi për të marrë pjesë në panelin me temën marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ka takuar gjatë ditës së sotme përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit Rama ka siguruar ata se nuk ka asnjë pengesë për njohjen e diplomave. Ai tha se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq është angazhuar për një proces që ka shumë hije të së shkuarës për t’i lënë pas.

“Do vazhdojmë me vullnet të plotë të promovojmë ndërtimin e urave mes Shqipërisë dhe Luginës së Shqipërisë”, ka deklaruar Rama.