Rama njofton tjetër rrugë me pagesë

31.03.2018 14:18:38
Në kulmin e protestës për pagesën e rrugës së Kombit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër rrugë që do të bëhet me pagesë.

Bëhet fjalë për rrugën Kashar-Rrogozhinë-Vlorë, ku sipas kryeministrit, shumë shpejtë pritet që të bëhet me pagesë.

“Kemi shpresoj edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen”.

Ndërsa ditën e sotme, qindra qytetarë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar vendosjen e tarifës për këtë rrugë, ku çdokush që do të kalojë është i detyruar të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.