Rama ofendon qytetarin: Gruan mirë e ke?!

02.09.2016 20:20:01

Gjatë një takimi që pati ditën e djeshme me banorët në Fier, duket se njëri prej tyre e ka bezdisur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me pyetjen që i ka bërë,

Ky fakt duket nga përgjigjja e rëndë që kreu i Qeverisë i kthen: “Shiko. Më fal, gruan mirë e ke? E di pse po të pyes? Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në maje të kokës që të duron ty. Kaq. Sakrificë e madhe!”!