Rama shkarkon zv/ministren e Mjedisit, ndahet përfundimisht nga Vangjel Dule

29.12.2016 14:11:53

Me vendim të këshillit të ministrave është shkarkuar nga detyra zv/ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti, e cila ishte emëruar në këtë pozicion si përfaqësuese e PBDNJ.

Me këtë hap kryeministri Edi Rama ndahet përfundimisht nga koalicioni me Vangjel Dulen, marrëdhëniet me të cilin ishin në krizë prej kohësh.

“VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Znj. Olijana Ifti, zëvendësministër i Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në VKM.