Rama shpërndan çeqet e para me rritje për fëmijët që erdhën në jetë këtë vit

01.01.2019 14:23:10

Vizitën e parë për vitin e ri, kryeministri Edi Rama e kreu në maternitetin Koço Gliozheni, në kryeqytet.

Rama vizitoi nënat e sapolindura dhe dorëzoi çeqet për bebet, sipas ligjit që hyri në fuqi pikërisht në ditën e parë të vitit.

“Mirmëngjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve. I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave, që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete. Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja”, shkruan Rama në Instagram.

Sipas ligjit të ri, jepet shpërblim për lindjen e çdo fëmije, duke filluar nga 400 mijë lekë të vjetra për fëmijën e parë në 1.6 milionë lekë të vjetra për fëmijën e tretë.