Rama shtrohet në një spital në Gjermani?!

21.03.2019 12:58:21

Burime mediatike shprehen se kryeministri shqiptar Edi Rama është shtruar në spital në Berlin për shkak të problemeve të zemrës

Thuhet se Rama urgjentisht është transferuar në një spital në Berlin për shkak të problemeve të zemrës.

Një javë më parë, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu deklaroi në një status në profilin e tij në Fb, se Rama i kishte mbijetuar një parainfarkti, gjë që u përgënjeshtrua menjëherë nga kryeministri dhe këshilltari i tij për mediat, Endri Fuga.

Ndërkohë, përfaqësues të opozitës kanë bërë të ditur se gjendja e Ramës është përkeqësuar dhe se disa orë më pas është shtruar në një spital në Tiranë me urgjencë. Po këto burime shtojnë se prej të hënës, kreu i qeverisë është shtruar në spital në Berlin të Gjermanisë.