Rama takohet me Trump-in në Bruksel

12.07.2018 14:31:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në Bruksel me Presidentin amerikan, Donald Trump. Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të NATO-s, ndërsa Kryeministri Edi Rama shpërndau “Foton e Ditës”, përmes rrjetit social Facebook, e ku shihet ai me presidentin amerikan. “Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO-s, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin Edi Rama për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”, shkruan ministrja Olta Xhaçka, në rrjetin social Facebook.