Rama takon kreun e Bundestagut gjerman: Mbështetje e plotë ndaj Shqipërisë

28.11.2016 21:41:04

Kryeministri i vendit Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me Presidentin e Bundestagut, Lammert.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama shprehet se Lammert ka shprehur mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

“Edhe në takimin me Presidentin e Bundestagut Lammert mirëkuptim i plotë dhe shprehje e qartë e mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë”, shkruan Kryeministri Rama.