Rama uron qytetarët për ditë të mbarë,. me bukuritë natyrore të Shqipërisë (Foto/Video)

29.09.2017 14:25:42

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me disa pamje nga rruga e re në Gramsh.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje fantastike të liqenit të Banjës dhe të rrugës së re Banjë-Gramsh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Deri në vitet e fundit, pavarësisht pasurive të panumërta natyrore dhe klimës që e bën të favorshëm në çdo stinë, Gramshi nuk renditej si një nga destinacionet më të frekuentuara turistike. Shkak për këtë ka qenë padyshim mungesa e infrastrukturës që e bën të vështirë depërtimin deri në grykat e maleve, liqenet e bukur malorë apo edhe pyjet masive.

Por, me ndërtimin e rrugës së re, tashmë qyteti vetëm 1:30 minuta larg nga Tirana, është bërë një destinacion i preferuar për turizmin e aventurës apo për një fundjavë të shkëputur nga jeta kaotike e qytetit.