Ramadani: Idetë për ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara

29.07.2018 15:18:59

Zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, i cili është edhe ekspert i çështjeve të sigurisë, duke komentuar idetë për ndarjen e territoreve, ka thënë se zgjidhjet e konflikteve përmes metodave johumane janë tragjike.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova është pajtuar dhe implementon me sukses të dukshëm modelin e demokracisë pushtet-ndarëse (modelin e teorizuar nga Arendt Lijphart në vitet e 1960ta). Model ky që funksionon në bazë të përfaqësimit jo-proporcional të komuniteteve pakicë”.

Postimi i plotë i Ramdanit:

“Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara.

Zgjidhjet e konflikteve përmes metodave johumane janë tragjike. Janë dëshmuar si të tilla në rajone të ndryshme gjithçkah nëpër botë.

Kosova është pajtuar dhe implementon me sukses të dukshëm modelin e demokracisë pushtet-ndarëse (modelin e teorizuar nga Arendt Lijphart në vitet e 1960ta). Model ky që funksionon në bazë të përfaqësimit jo-proporcional të komuniteteve pakicë.

Secili model tjetër (shkëmbin territoresh, ndarje territoriale, deportimi, hegjemonia, federalizmi apo të tjera) është më pak demokratik dhe shkelë të drejtat e liritë themelore të njeriut.

Prandaj, Kosova s’ka nevojë fare për ide rreth modeleve tjera.

Kosova vetëm duhet të njihet kështu si shtet, që ekziston. Sepse, ekziston. Sepse, funksionon.

Asgjë më pak!”, ka shkruar Ramadani.