Ramadani: Institucionet të jenë në mbikëqyrje ndaj mosrritjes së radikalizmit

25.10.2017 15:02:48

Ndonëse ka pasur lajme se në Ballkan kohën e fundit janë kthyer 250 xhihadistë nga vendet e të ashtuquajturit Shteti Islamik edhe Kosova mund të rrezikohet nga ta.

Më parë Kosova ishte një ndër vendet e para sa i përket pjesëmarrjes së luftetarëve në ISIS, mirëpo kohën e fundit numri është rënë dukshëm.

Analisti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani i tha lajmi.net, se Kosova tani për tani nuk rrezikohet nga xhihadistët apo nga sulmet terroriste.

“Nuk bëhet fjalë për kthim grupor masiv të organizuar, por bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë të njerëzve individualit që janë kthyer në rastin e Kosovës gjithë prej tyre janë ose në burg ose në proces gjyqësor”, deklaroi ai.

Ramadani tha, se organet kompetentet duhet të jenë të vetëdijshme për mundësin e zgjerimit të radikalizmit, andaj vazhdimisht, thekson ai, duhet të ketë mbikëqyrej.

“Institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për mundësitë e zgjerimit të radikalizmit dhe të ndikimit negativ që mund të ketë në situata të caktuara. Si pasojë e kësaj vazhdimisht duhet të avancohet mbikëqyrja e tyre dhe e njerëzve me të cilën mund të jenë lehtë të radikalizueshëm”, u shpreh ai.

Ramadani tha se Kosova duhet të ketë një program të detajuar sa përketë menagjimit të kësaj çështje të ndishjshme.

“Pos kësaj pjese, dhe përpos aspektit ligjor të dënimit sipas ligjeve, duhet të avancohet programi për de-redikalizimin e tyre dhe për ri-socializimin e tyre. Në pranverën e vitit të ardhshëm në Kosovë i dënuari i parë do të del nga vuajtja e dënimit dhe Kosova ka nevojë të detajuar të ri-socializimit të tyre”, ka thënë mes tjerash ai.

Burim Ramadani