Ramadani: Me Daçiqin nuk dialogohet, ai duhet të gjykohet për krime lufte

14.02.2017 16:32:44

Njohësi i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani thotë se me ministrin e jashtëm serb nuk duhet të dialogohet pasi siç vlerëson ai, me të duhet të merret drejtësia.

Sipas tij, drejtësia kosovare duhet të ngrit aktakuzë ndaj tij që të gjykohet për rolin e tij gjatë regjimit gjenocidial millosheviqian./Lajmi.net/

Postimi i tij në Facebook:

Bëjani bllok Daçiqit, ngritini aktakuzë!

Me Ivica Daçiqin nuk duhet të dialogojë Kosova.

Me Ivica Daçiqin duhet të merret drejtësia. Të gjykohet për rolin e tij gjatë regjimit gjenocidial millosheviqian.

Dhe, drejtësia kosovare duhet të ngrit aktakuzë ndaj tij. Çfarëdolloj shpjegimi për mungesat ligjore duhet të jetë nxitje për plotësim-ndryshim të ligjeve.

Nën propagadën e tij, si shërbyes i Millosheviqit, janë vrarë e masakruar mijëra njerëz në Kosovë, janë deportuar rreth një milion shqiptarë të Kosovës.

Ivica Daçiq duhet të akuzohet menjëherë për krime lufte dhe gjenocid.