Ramë Maraj thotë se nuk është hetuar për atentatin ndaj presidentit Rugova

12.10.2016 09:11:34

I apostrofuari nga Tomë Gashi si i hetuar për atentatin ndaj presidentit Rugova, Ramë Maraj ka bërë një letër të gjatë me të cilën përgënjeshtron atë që ka thënë avokati. Po ashtu ai thotë se sikur Hashim Thaçi të kërkonte më 2011 hetimin e akuzave për trafikim të organeve, do të shmangej mundësia për krijimin e Gjykatës speciale.

 

“President i nderuar Dr Ibrahim Rugova të kërkoi ndjesë nëse mund të përngjajë ky reagim i imi si shmangje nga qëndrimi i Juaj dhe këshillat e Juaja për reagimet ndaj segmenteve të qarqeve të caktuara që tani e mbi një dekadë I sillën Kosovës si një mot I lig në rrugën e saj

Pashë disa portale dhe disa deklarata ndër to edhe të Z.Tomë Gashi dhe një B.M ku thuhet se unë jame hetuar dhe sipas tijë kjo ka qenë edhe publike si e kuptova unë.Pra se një ndërkombtarë ka bërë hetime ndaj meje për rastin Rugova.

Presidenti na thoshte : Unë jam deklaruar disa mediave se nuk preferoj te mirrem me ata që duan të mirren me mua,këtë kohë do tia kushtoi popullit tim.

Edhe ju na thoshte ne mos u mirrni me këto skenare po mirruni me misionin e shenjtë për Kosovën.

Sa e pashë një deklaratë të Z. Tomë Gashi ne video në një portal ai thotë se tash është publike se një prokuror amerikan ka bërëv hetime rreth meje dhe sipas tijë kjo ka qenë edhe publike sa e kuptova nga video nëse është autentike dhe me vjen jo shumë çudi as nga një B.M që po e kruen shpinen siq thotë populli të djallit po nga avokati që ska patur havale ndaj meje dhe me mu aka biseduar jom pak qështje senzitive.

Zotit Tomë dua tia bëj më dije disa biseda me mua.Nuk dua ti them se a ka dikush video për te se nuk është metodë e imja as sdua të jetë por sdo të thotë se nëse vazhdohet me këtë logjikë se do te del dikush e të thotë se T.G ka thënë kështu e ashtu dhe se ka edhe video sikur ka ndodhur disa raste dhe edhe pse ka patur regjistrime disa kanë shkuar pa u eksploruar potencialisht.Por në këtë rast situatat ndryshojnë.Në këto moqalishte nuk do të lëshohem sepse unë nuk marr detyrë nga djalli por si unë sjanë të gjithë.

Z. Tomë Gashi e din mirë se çfarë ka folur me mua disa raste ne biseda sipas tij miqsore e private.Uroj most e ketë nëvojë për freskim memorie.

Z.Tomë Gashi po e thotë një të pavertëtë dhe kjo me befason se unë sipas tijë paskam qenë këshilltarë I sigurisë së Presidentit Rugova.Është në profilin tim ne facebook,youtube po ka edhe document qe mund ta gjeni në këto adresa ku shkruen dhe e është e nënshkruar nga Presidenti Rugova se unë kamë qenë I emruar si:

Edhe ekipi I ekspresit para disa kohesh ne TV publikoi autorizimin tim nga Presidenti Dr Ibrahim Rugova dhe e kishte nënvizuar kompetencen si këshilltarë special,kurse avokati dezinformon duke thënë se isha pë siguri.Të jeshë kshilltarë për siguri është edhe një privilegj.Dhe për siguri te Presidentit kanë përkushtim gjithë qytetarët përveq disave.Pse ju qe dolet në sipërfaqe me pjesen e pare nuk permendni kompetentet e vertete të paguar për siguri dhe ato ndërkombtare qe kishin pergjegjësi po këtë ia kërkoni te ia mvishni një subjekti.Unë nuk ua kam frigën.Moti do te kthellohet megjithë përpjekjet e disave për mjegullirë kun ë disa raste faktet ecin rrugës.

KËSHILLTARË (CONSULTANT) SPECIAL I PRESIDENTIT RUGOVA.Pra jo për siguri.Unë e kam këtë document,edhe avokati duhet ta posedoj tjetrin për të cilin dezinformon me ap pa vetdije.

Për siguri janë njerëzit që kanë marrur paga po çuditërisht nga këta panelist që përmendin emrin tim nuk permenden jo për akuzë po për përgjegjësinë e sigurisë dhe si e kanë kryer.

Nuk preferoj fjalor banal por te thuhet disa vite nga expres e disa mediume tjera se unë isha shef I SIA dhe ne një konferencë për shtyp ku ishin pothuaj të gjitha mediat dhe I pyeta se a keni burim tjetër pos gazetës serbe SVEDOK nuk kishin përgjigje.Edhe kjo është në youtube video e foto.

Edhe gazeta SVEDOK në 2003 permend një shërbim të Dr.Ibrahim Rugovës si SIA pra shpifje serbe por nuk permend emër,këtë e bëjnë disa media të ashtuquajtura vendore ku Sërbia permend SIA e jo emër në vitin 2003 kurse disa media tona si Koha Ditore,Expres e dy e tre herë pas here e mbivendosin emrin tim mbi këtë shpifje sërbe.Pra para lufte ne disa raste media të caktuara I referoheshin TANJUG-t, e ishim nën okupim,kurse kur u deokupuam I referoheshin gazetës SVEDOK dhe atë e shtrembëronin.Në këtë postim do të ua dergoi këtë faqe të gazetës SVEDOK dhe le te konkludon vetë populli.Këto media në atë konferencë për shtyp nuk deklaruan se kanë burim tjetër pos SVEDOK që ua tregova unë se ata nuk e tregonin por e citonin pa adresë.

Tani Z.Tomë Gashi hë për hë nuk do të mirrem me ju në këtë rrafsh duke pritur një reflektim tuajin.

Mua askush nuk më ka intervistuar për këtë rast.

Kjo gazeta expres apo gazepa për shumë kohë ka shkruajtur se ka gjirim ditën e atentatit të Presidentit një dukuri publike sepse me ekipin tonë ishin edhe mediet dhe ekpressi .Pas këtyre shkrimeve si insistime apo ndërsyerje përfaqësuesi I UNMIK-t ka kërkuar atë gjirim.

Një sqarim:

Presidenti kishte kërkuar nga ne me shkrim disa kohë më para dhe më pas tëntim atentatit të dytë që të gjirojmë me kamera daljet e tijë publike si zyrtare dhe në fushatë.Këtë autorizim e ka marrur edhe ish komisari I UNMIK-ut.Në ato ditë ishin dhe medie tjera prezente me ekipin tonë dhe kjo ka qenë publike sepse njerëzit kanë punuar ditën jo në terr si…..Kompetenti I policisë së UNMIK aso kohe nën presionin e gazetës ekpress apo nga ndërsymja e tij nga dikush sipas nesh kërkonte gjirimin.Te Sllovenia sporti ka patur si një kazino ku kam degjuar se gjithashtu ka patur kamera dhe sipas thashe themeve edhe ato janë marrur nga dikush po unë skam dijeni.

Presidenti na ka thënë se ky gjirim është pronë e presidencës dhe unë vendosi se kur me e dorëzue.Për mu aka qenë President Presidenti Rugova dhe jo UNMIK-u këtë e them dhe e kam thënë pa hatërmbetje te dikujt sepse ne kishim një president dhe ai për mu aka qenë më kompetenti.Ai priste që atë gjirim ta kërkonte dikush tjetër.Pas një kohe na tha që të ia japim komisarit të policisë së asaj kohe dhe ia dham.

Ky komesar për çudi pas disa ditësh nga pyetjet te themi mediale ekspresi deklaron se po kaseten me me gjirimin e asaj dite na e ka dorzuar filan fisteku pra e dekonspiron komisari burimin e gjirimit ku ka patur mundësi të jenë gjiruar dhe akterë kriminal.Dhe për këtë avokati nuk gjen presedan as ndonjë medie e ashtuquajtur.

Këtë e kam deklaruar në disa postime por askush nuk është marrur me këtë.Sikur që as unë nuk e kam ndërmend të merrëm më fundrrina e mbetje anësore të post pavarësisë sepse më e mençur është të mirremi me foshnjen pavarësi që na e dhuroi historia nga përpjekjet shekullore intelektuale e sidomos te viteve nëntdhjetë, gjaku I derdhur I deshmorve ku nga familja jonë mungojnë pesë anëtarë dhe aleatët strategjik.

Si po e dika avokati dhe atavizma se unë jam hetuar dhe kjo sipas tijë në video është publike e unë se di unë skam dijeni.Nëse dikush e do këtë ky është problem më I vogël sepse unë nëse juridiksioni pranon vullnetarisht do të shkoi I pari në dyert e gjykatës speciale për sefte.Veq kqyrni mbrapa sepse proceset nuk mund të ndalën me intriga shpifje as metoda tjera.Kjo sepse shumë jetë emund janë dhënë për shtet te pavarur shtet të së drejtës.

Dhe për këtë sjau kam frigën as vendorve rrughumbur dhe as segmenteve të jashtëm antipavarësi të caktuar në rast devijimi sepse drejtësia është mbi të gjitha e mbi të gjithë dhe unë sjam pa umbrellë.Nuk kushtëzohem,as shantazhohem, askush smund të trokas në adresen time per asgjë qe nuk perputhet me vullnetin e popullit.I druhem borgjit të pa përmbushur ndaj popullit- qytetarve dhe aleatve. Le te druhen ata qe ne shume adresa kanë mëkatuar kundër atdhetarve e shtetit.Për kete ilaq skam veq drejtesisë.Një jetë që ja kam kushtue Kosovës dhe në shumë aspekte me bashkveprimtarë e miq I kemi realizuar,por ende me duket mision i pa permbushur derisa ne Kosovë sillen lirisht krim e mbështetes ne jo pak dimensione.Krimi nuk ësht zhdukur ai është strukur dhe kjo falë segmenteve te caktuar miq e vendorve aq sa kan patur ne duar,sepse vendoret gjatë kohë pra elementet e sigurisë ishin te mbikeqyrur nderkombtarisht.Janë disa tentim atentate ndaj meje e familjes nga krimi i organizuar që janë procesuar nga instancat mikse te sigurise ne Kosovë dhe janë stopuar diku sdi pse ,keshtu po e quaj deri sa skam ne dijeni gati një dekadë se çka ka ndodhur me to,por këta supermena kanë tjera punë ……dhe një fund.Nuk me mbetët zhig siq thotë populli sa kam për të jetuar por dhe sa kam mundësi ti kontribuoj popullit tim.

Tomë Gashi: Ramë Maraj është hetuar për atentatin ndaj Presidentit Rugova

Avokati Tomë Gashi ka thënë se një prej personave që është hetuar për përfshirje në tentim vrasje të Presidentit Ibrahim Rugova ka qenë njëri ndër këshilltarët e tij.

“Ramë Maraj ishte një nga personat që janë hetuar për involvim në atentatin ndaj Rugovës”, ka thënë avokati Gashi në Tribuna Channel.

Gashi ka thënë se Gjykata Speciale është formuar vetëm për hetimin e ish pjesëtarëve të UÇK’së.

“Këto letra të Thaçit drejtuar Prokurorisë Speciale, kanë konotacion politik”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëllimi nuk është përtej interesit personal të tij, duke thënë se Thaçi letra të tilla do të kishte mundësi të dërgonte që në vitin 2011.

“Hashim Thaçi në vitin 2011 kishte mundësi ta mbrojë Kosovën. Nëse Thaçi në atë kohë do të kërkonte që të hetohej dukuria që ishte trishtuese – heqja e organeve transplantuese, do të parandalonte krijimin Gjykatës Speciale”, ka thënë Gashi.”