Ramiz Kelmendi reagon për çështjen e kufijve

Ramiz Kelmendi reagon për çështjen e kufijve

14.09.2018 12:01:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka reaguar lidhur me idenë për korrigjimin e kufijve, duke thënë se qëndrimet politike të liderëve duhet të trajtohen dhe të bëhen të domosdoshme me fakte të reja nga takimet me liderët e shteteve mike – në të kundërtën mundë të jenë fatale.

Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan liderët kanë qëndrime të kundërta politike për këtë temë dhe një pjesë heziton se mos ndoshta tema e kufijve hap kutinë e Pandorës.

Lexoni të plotë postimin e Kelmendit:

Qëndrimet politike të liderëve duhet të trajtohen dhe të bëhen të domosdoshme me fakte të reja nga takimet me liderët e shteteve mike – Në të kundërtën mundë të jenë fatale.

Ka kohë të gjatë qe jemi mësuar me sloganet dhe qëndrimet se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, se lëvizjet e kufijve paraqesin rrezik global, paraqesin rrezik fqinjësorë etj, sa që krijohet përshtypja se ne jemi aq ndikues në politikat globale dhe kjo qenka gjithnjë pengesës për ndryshime qëndrimi.

Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 1974. Kanë mbetur të njëjtit edhe me hyrjen e forcave të NATO-së (1999) dhe po të njëjtit edhe pas shpalljes së Pavarësisë (2008). Me po këta kufij numër i madh shtetesh na kanë pranuar por fatkeqësisht ende nuk janë formalizua nga Kombet e Bashkuara, gjë që po e pengon Serbia, Kina dhe Rusia dhe duke e ditur se ndryshimi i qëndrimit të tyre varet ekskluzivisht nga qëndrimet e Serbisë kjo tregon se zgjidhjen e kemi tek negociatat e vazhdueshme deri tek arritja e një marrëveshjeje në njërën anë, apo të qëndrojmë në një oazë konflikti dhe çështjesh të pazgjidhura siç është rasti i Palestinës.

Sipas mendimit tim, liderët kanë qëndrime të kundërta politike për këtë temë dhe një pjesë heziton se mos ndoshta tema e kufijve hap kutinë e Pandorës. Ne sot kemi obligim të mendojmë vetëm për Kosovën dhe mundësinë që Kosova te behet faktorë stabiliteti dhe të ketë mundësinë e kujdesit të pakicave shqiptare jashtë trojeve të veta që kufizohen me Serbinë.

Çfarë sipas meje ishte dashur të bëjnë liderët politik të Kosovës. Dy, janë mundësitë!

Mos t’i besojnë presidentit! (Duke pasur shumë arsye se shpesh ka arritur te bëjë driblinge politike për të cilat të gjithë e kanë paguar nga një faturë pabesia të tij, e ku bëjë pjesë edhe unë).

Apo në këtë rast që është ndryshe, liderët bashkë me strukturat e tyre, të lëvizin ne drejtim të SHBA-ve, duke parë hollësisht se çfarë qëndrimi ka miku ynë më i besueshëm dhe me i sigurti për kufijtë dhe për pavarësinë tonë. Mundësi liderët ende kanë. Të shkojnë tek Engel, të shkojnë tek lobi shqiptaro-amerikan dhe të nxjerrët një qëndrim i ri apo i njëjti siç ishte në të kaluarën nga SHBA. Kjo sepse qëndrimi i tyre na bënë të besojmë ose jo se çdo ndryshim i kufijve na e ruan stabilitetin territorial, na i ruan burimet jetësore të resurseve të ujit dhe mineraleve dhe na mundëson përmbylljen e shumicës shqiptare në kuadër të kufijve. Nëse këto qëndrojnë ne do kemi shtet, kufij shtetëror të pranuar, qytetarë të unifikuar në një territore dhe resurse ujore, minerale, ekonomike brenda shtetit.

Duke zbritur edhe tek miqtë evropian, edhe me këta miq do duhej të diskutohen të njëjtat çështje, të merrej po e njëjta mbështetje. Kjo duke e ditur se Kosova asnjëherë nuk do paraqet rrezik për fqinjësi të mirë, nuk paraqet rrezik për qytetarët pakicë të saj dhe objektet fetare e të kultit të tyre. Botërisht dihet se këto Objekte i kemi ruajtur dhe trajtuar si vlera tonat, sepse edhe janë pjesë e historisë së kombit shqiptarë.

Mos të qëndrojmë nga bindjet e asaj se çfarë po dëgjojmë nga mjetet e informimit dhe se ato janë plotësisht të vërteta, por të vërtetën ta kemi drejtpërdrejt nga shtetet mike si Anglia, Gjermania, Franca, Italia dhe shtete tjera.

Ne po harrojmë kur në Rambuje hezitonim të nënshkruajmë marrëveshjen me frikën e mosbesimit dhe përvojave nga konferencat tjera që historikisht kishin dëmtuar Kosovën, porse doli e kundërta, që mos të ishte Anglia dhe SHBA nuk do kishte intervenim të NATO-së. Andaj nëse marrim mbështetje por edhe njëkohësisht japim garanca të forta për respektimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve pakicë, vizita të pelegrinëve dhe ruajtje të monumenteve fetare e historike, ne ndoshta sërish do e fitonim vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë mes duhet të garantojmë edhe inkuadrimin në struktura shtetërore dhe në mundësinë e krijimit të bizneseve private dhe punësim të pakicave.

Bazuar në këto elemente të lartcekura dhe angazhimet e shpejta të liderëve politik do bindim bashkësinë ndërkombëtare për mbështetje të vazhdueshme pa marrë parasysh lëvizjet e lehta territoriale. Në të kundërtën, frika do mbizotëroj tek ne dhe kjo na pamundëson mendimet kreative.

Një citat popullorë ‘Guri nuk luan vendit, njeriu po’”.