Ramiz Lladrovci fotografohet afër jahtit dhe thumbon Shpend Ahmetin, thotë se ka pirë Coca Cola Zero (Foto)

10.02.2018 19:31:12

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, teksa po shijonte bukuritë bregdetit në Budva të Malit të Zi, ka shfrytëzuar rastin që të fotografohet afër një jahti, për të thumbuar kolegun e tij, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

“Jahti Megalodon, është normal si krejt jahtet normale, e kam pi normal një cola zero, për shnet të atyre që normal gënjejnë “herë e kam pa e herë nuk e kam pa”. Jahti ishte i ndërtuar për fotografi, nuk munda të rezistoj. Gëzuar me cola zero”, ka shkruar Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Lladrovci përmes një postimi tjetër ka bërë të ditur se po qëndron për vizitë KF “Feronikeli” në Budva të Malit të Zi, ku klubi drenicas po kryen përgatitjet për sezonin pranveror.

Muaj më parë, u raportua se Ahmeti ka kaluar kohë me miqtë e tij në një jaht luksoz.