Ramos bën realitet ëndrrën, 500 ndeshje me Realin, ja çfarë thotë lojtari

12.02.2017 14:39:50

Ndeshja Osasuna- Real Madrid, që u luajt mbrëm (1-3 për madrilenet), ishte tepër e veçantë për qendërmbrojtësin dhe kapitenin e madrileneve, Sergio Ramos.

Ai ka luajtur ndeshjen e 500-të të karrierës së tij me fanellën e “Shtëpisë së Bardhë”.

“500 ndeshje me Real Madridin, një ëndërr e bërë realitet…Ju faleminderit të gjithëve…”, ka shkruar nder te tjera Ramos në Facebook.

Sipas mediave sportive spanjolle, mbrojtësi 30-vjeçar në 500 ndeshjet e luajtura në karrierën e tij me Realin, ka shënuar plot 66 gola, një shifër mjaft domethënëse për një lojtar të repartit të mbrojtjes, kur dihet prej të gjithëve fakti se golat e tij kanë qenë vendimtare në mjaft ndeshje te Real Madridit në kompeticione të ndryshme.

Sergio Ramos ka veshur fanellën e Real Madridit në vitin 2005, kur u transferua nga Sevilla për 27 milionë euro.

Ai është nën kontrate me madrilenet deri në vitin 2020, ndërkohë që me Realin ka fituar 13 trofe të rëndësishëm gjatë karrierës së tij.