Ramush, a po të pihet rakia?

19.09.2017 16:27:50

Ramushi nuk e ka harruar rakinë, as tash kur u bë kryeministër. Duket se fotot që patën qarkulluar ku shihej me raki në sallën e Kuvendit, nuk kanë qenë të vetmet.

Këto foto, që janë më poshtë, tregojnë se Ramushi është një qejfli edhe sa i përket përdorimit të rakisë.

Siç shihet, në tavolinë ka raki dhe kafe, e sigurisht nuk kanë munguar as llafet, por as pozat për t’u dukur sa më mirë.

Ani Ramush, të bëftë mirë, por përmbaju njeri e mos thyej dyer, dhe, ruana Zot, mos qëllo me grusht, apo me plumba!