Ramush Haradinaj: 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët

04.07.2020 07:50:58

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 244 vjetorin e pavarësisë.

Sipas tij, që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët, njofton Klan Kosova.

“Sot Shtetet e Bashkuara shënojnë 244 vjetorin e fitores. Nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh Uashington, pas luftës së gjatë e me shumë sakrifica, u lind shteti që sot ka armatën dhe ekonominë më të fuqishme në glob, për shkak se të tillë e ka edhe demokracinë. Për atë edhe quhet Toka e të Lirëve”.

“Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Haradinaj