Ramush Haradinaj: Arbëreshët, shembull se si ruhen tradita

23.05.2018 23:33:06

Arbëreshët e Italisë, ndër shekuj e kanë ruajtur identitetin, gjuhën, vlerat shqiptare dhe kristiane”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas një takimi që ka pasur gjatë vizitës së tij në Romë.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me disa prej tyre, gjatë vizitës që i bëmë Kishës së Shën Thanasit dhe Kolegjit Grek në Romë, institucione këto që kontribuuan në ruajtjen e kësaj tradite. Arbëreshët e Italisë, kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët dhe janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë!”, ka shkruar Haradinaj,