Ramush Haradinaj bëri homazhe të Komoleksi Memorial i Familjes Berisha

Ramush Haradinaj bëri homazhe të Komoleksi Memorial i Familjes Berisha

26.03.2021 11:32:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve në Suharekë, ndërsa tha se dhimbja ende është e gjallë dhe se trupat e 20 të vrarëve ende nuk janë kthyer.

Haradinaj tha se edhe pas kaq vitesh ende disa nga trupat e të vrarëve nuk dihet ku janë.

“Janë ditë të dhimbjes këto ditë në Kosovë…. Ta dinë brezat se liria dhe shteti e ka çmimin e vet…”, tha Haradinaj.

Ndryshe, 22 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

Prej këtyre viktimave, tre janë që kanë shpëtuar.

Nga ky numër i viktimave, 19 janë nën moshën 18 vjeçare. Ndërkaq, nga 50 viktimat, ende nuk dihet për 20 prej tyre.