Ramush Haradinaj çka merr vesh ti nga filozofia politike e presidentit Rugova, aman?

02.10.2016 22:48:41

Nga Rexhep Kastrati

Nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj kapet për filozofinë politike të presidentit Rugova për të mashtruar dhe manipuluar emocionet qytetarëve. Nëpërmjet një sinkretizmi të fotografisë së presidentit Rugova dhe të tijën, Ramush Haradinaj u mundua të merrte votat e mbështetësve të lëkundur të LDK-së që ishin troditur nga kalimi në amshim i Presidnetit, por edhe gjatë mandatit qeverisës të LDK-së në krye me kryeminstrin Mustafa, është kapur shpesh për filozofinë politike të presdientit Rugova. Dhe kjo ndodhte ndërkohë që përdorej gazi lotsjllës në Kuvend, ndërkohë që sulmoheshin institucionet e shtetit të Kosovës, ndërkohë që sulmohej familja e kryeministrit Mustafa, ndrëkohë që bëheshin thirrje për luftë, ndërkohë që nxirreshin njerëz nga makinat dhe trajtoheshin si rob lufte, ndërkohë që vetë Ramush Haradinaj kërcënonte kryeminstrin e vendit me arrestim. Dhe me këtë dëshmonte se nuk merrte vesh fare nga filozofia politike e presidentit Rugova, sepse kjo filozofi është e kundërt me gjithë ato veprime anarkiste, të dhunshme dhe që synonin përmbysjen e Republikës. Por ishte e qartë se qëllimi ishte që të goditej LDK-ja, që të mashtorheshin mbështetësit dhe votuesit e saj, me qëllim të fundit dobësimin dhe rrënimin e saj. Dhe ky nuk është vetëm qëllim i Ramushit, por i gjithë të tjerëve, përfshirë edhe veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, e që e dëshmoi edhe i ashtuquajturi sondazh i paguarnga sekta okulte e Albinit. Dhe në këtë vazhdë është edhe kapja e srëshime për filozofinë politike të presidentit rugova në një fushatë të stërzgjatur elektorale për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, pasi që ka frikë se do të mbetet pa asnjë komunë, dhe për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018. Dhe tash kapet për demarkacionin, duke synuar kështu që ta paraqesë LDK-në, përkatësisht kryeminstrin Mustafa si parti dhe si kryeministër që po i shitka interesat e vendit. Edhe pse kjo është një rrenë e kulluar, edhe për shkak të paraqitjes së disa pseudoshekncëtarëve nga radhët e LDK-që që konkluzionet e punimeve të tyre shkencore i kanë si të Komisionit Shtetëror për demarkacion,  por edhe për shkak të pasigurisë dhe të pavendosmërisë së kuvednarëve të LDK-së, megjithatë ka fituar terren dhe e ka futur në mëdyshje edhe një pjesë të zgjedhësve të LDK-së. Dhe kjo është arritur edhe falë një lufte sistematike speciale dhe mediatike të bërë kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër LDK-së, si dhe falë hileve të PDK-së, si dhe provokimeve të listës Srpska. Natyrisht, e gjithë kjo fushatë, ky angzhim dhe të gjitha veprimet e dhunshme nuk kanë të bëjnë fare me filozofinë politike të presidentit Rugova, sepse presidenti Rugova gjatë tërë anagzhimit të tij si lider i shqiptarëve nuk ka rënë ndesh me partnerët tanë perëndimorë dhe ka bashkërenduar të gjitha veprimet me ta. Dhe ata që e njohin filozofinë politike të presidentit Rugova dhe veprimtarinë  e tij politiko-institucionale, e kanë të qartë se në asnjë rrethanë nuk do të pranonte të konfrontohej me aleatët tanë perëndimorë në krye me SHBA-të. Prandaj,  edhe kapja e Ramushit për filozofinë politike të presidentit rugova është veprim i një injoranti që nuk merr vesh fare nga kjo filozofi, për më tepër që e ka goditur edhe ushtarakisht këtë filozofi, si dhe nga pozitat e një të pashpresi që dëshiron të kapet diku për të mos u fundosur fare.