Ramush Haradinaj dekoron Rrustem Mustafën me medaljen ‘Skënderbeu’

14.03.2019 13:32:12
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dekoruar Rrustem Mustafën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka dekoruar Rrustem Mustafën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skërnderbeu”, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se me Mustafën kanë biseduar për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë.

Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.