Ramush Haradinaj dhuron gjak për nder të 28 nëntorit

27.11.2020 11:31:37

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhuruar sot gjak për nder të 28 nëntorit.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo datë na kujton 28 nëntorin e Gjergj Kastriotit, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të UÇK-së.

Postimi i plotë:

28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj.
Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe.
Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë.