Ramush Haradinaj e quan historik takimin me Teuta Rugovën, por nuk jep detaje (Foto)

21.07.2017 11:34:41
Kreu i AAK-së njëherit edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj sot ishte në vizitë te familja Rugova.

Me të dal nga takimi, Haradinaj nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se ka qenë një takim historik për shkak të rëndësisë që ka familja Rugova.

I pyetur nëse kanë marr mbështetjen e Teuta Rugovës, Haradinaj nuk ka folur, por Nitaj ka thënë se ju tregojmë më vonë.