Ramush Haradinaj: Komisioni e vërtetoi, Kosova u dëmtua në tërësinë e saj...

Ramush Haradinaj: Komisioni e vërtetoi, Kosova u dëmtua në tërësinë e saj tokësore

04.12.2017 14:58:46

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj theksoi se raporti vlerësues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është kredibil, i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave dhe vërteton pretendimet e deritashme, se Kosova me versionin e tashëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.

Haradinaj tha se Komisioni Shtetëror e ka argumentuar fuqishëm parimin ‘uti possidetis juris’, me çka dëshmohet se deri në Kullë dhe Zhlep, territori është menaxhuar nga Kosova.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt

“Raporti vlerësues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është kredibil, i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave dhe vërteton pretendimet e deritashme, se Kosova me versionin e tashëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.

Bazuar në kriteret e prezantuara për demarkimin e kufirit shtetëror, që kanë aplikuar të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, aty ku ka shpërputhje kadastrale duhet të përkufizohet mbi bazën e vijës administrative. Kështu ka vepruar edhe Gjykata e Arbitrazhit në verdiktin për rastin slloveno-kroat.

Komisioni Shtetëror e ka argumentuar fuqishëm parimin uti possidetis juris, me çka dëshmohet se deri në Kullë dhe Zhlep, territori është menaxhuar nga Kosova. Vetëm 17% e territorit të Malit të Zi, deri më 2013, është përfshirë në regjistrat kadastralë të kësaj republike”.