Ramush Haradinaj: Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës...

Ramush Haradinaj: Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit

25.05.2020 09:46:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit.

Haradinaj ka pohuar se martirët e Lybeniqit  u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë.

“Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën. Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme”,  ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, sot mbushen 22 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatiti

.