Ramush Haradinaj: Kosova s’ka pse të shqetësohet nga Specialja

17.02.2018 23:48:36

“Kosova nuk ka pse të shqetësohet se çfarë do të vijë nga Gjykata Speciale për shkak se vërtetë, në çdo etapë lufta e UÇK-së është vërtetuar se ka qenë luftë për liri, e drejtë dhe legjitime realisht”

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova s’ka pse të shqetësohet nga Gjykata Speciale.

Në një intervistë,  Haradinaj ka thënë se Kosova është ballafaquar disa herë me drejtësinë kombëtare dhe se përherë është vërtetuar lufta e drejtë e UÇK-së.

“Kosova është ballafaquar me drejtësinë kombëtare, pas asaj vendore. Në fillim nga viti ’99-2008 ishte OKB-ja, si UNMIK dhe si gjyqësor e drejtësi, pastaj ishte Tribunali për ish Jugosllavi ku isha vetë pjesë e tij dy herë.

Ishte një mision evropian i rendit dhe ligjit, EULEX-i për tetë vite. Kjo është etapa e katërt, Kosova nuk ka pse të shqetësohet se çfarë do të vijë nga Gjykata Speciale për shkak se vërtetë, në çdo etapë lufta e UÇK-së është vërtetuar se ka qenë luftë për liri, e drejtë dhe legjitime realisht”, ka thënë Haradinaj.