Ramush Haradinaj kujton Arben Xheladinin e Mon Balajn

10.02.2020 10:22:05

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,ka kujtuar dy ish-aktivistët e Vetëvendosjes, Arben Xheladinin e Mon Balajn.

“Përkujtojmë sot Arben Xheladinin dhe Mon Balaj, dy të rinjë të Kosovës që u flijuan për atë që besuan. I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Kujtojmë që Xheladini dhe Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë.