Ramush Haradinaj kujton të rënët gjatë Betejës së Rahovecit

19.07.2020 12:41:29

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Malishevë dhe Kleçkë, ka nderuar sot kujtimin për të rënët gjatë Betejës së Rahovecit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook, se heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku, mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre.

“Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi. Dëshmorët janë ndërgjegjja e kombit. Dëshira e tyre për liri, mposhti pushtuesin. Ata janë udhërrëfyesit tonë, në çdo moment të angazhimeve tona për ndërtimin e vendit, ashtu siç e ëndërruan ata. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai