Ramush Haradinaj mirënjohës për miratimin e raportit për Kosovën

30.08.2018 11:22:12

Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për Tanja fajonin, raportuesen për Kosovën, dhe për angazhimet e saj të vazhdueshme, por edhe gjithë eurodeputetëve që votuuan pro raporti të saj.

Këtë mirënjohje, Ramush Haradinaj e ka shprehur pas miratimit të raportit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Komitetin LIBE, dhe eka shprehur nëpërmjet një postimi në facebook, e në të cilin është shprehur se Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Pas plotësimit të të gjitha kushteve për liberalizim, hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës u mbyll me sukses. Parlamenti Europian, respektivisht Komiteti LIBE për të Drejta Civile, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme, aprovoi sot mandatin për hapjen e negociatave me Komisionin Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

Mirënjohës për angazhimin e madh dhe të vazhdueshëm të eurodeputetes dhe raportueses për liberalizim të vizave në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, dhe të gjithë eurodeputetëve tjerë që votuan pro lëvizjës së lirë për kosovarët.

RH