Haradinaj në pritjen e organizuar nga Princ Charles për liderët e Ballkanit Perëndimor

11.07.2018 13:22:11

Kyeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë qëndrimit në Londër është pritur nga Princ Charles, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e pestë me radhë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti, dhe Kosova sipas tij, është e prekur direkt nga kjo tragjedi.

“Përkushtimi i Princit Charles për personat e pagjetur, na motivon të qëndrojmë të bashkuar në trajtimin e kësaj tragjedie të dhimbshme me përmasa botërore”, ka shkruar Haradinaj. 

Postimi i plotë i Haradinajt në facebook:

I nderuar të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Princ Charles për pjesëmarrësit e Samitit të pestë me radhë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti dhe Kosova është e prekur direkt nga kjo tragjedi.

Përkushtimi i Princit Charles për personat e pagjetur, na motivon të qëndrojmë të bashkuar në trajtimin e kësaj tragjedie të dhimbshme me përmasa botërore.