Ramush Haradinaj nesër para gjykatës në Colmar

Ramush Haradinaj nesër para gjykatës në Colmar

31.01.2017 15:05:14

Prokuroria serbe nesër do të paraqesë para gjykatës franceze dosjen kundër Ramush Haradinajt. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i AAK-së, i liruar me kusht që pas arrestimit fillimin e këtij muaji në aeroportin e Bazelit.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhet paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia!

Më lejoni që edhe njëherë t’ju falëndëroj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike”, ka shkruar, Haradinaj në Facebook.