Ramush Haradinaj paralamëroi ricopëtim të territoreve shqiptare

11.05.2017 21:15:53

Nga: Rexhep Kastrati

Ramush Haradinaj sot ka deklaruar se nëse bëhet kryeministër, një pjesë të territorit të Serbisë do t’ia bashkojë Kosovës. Në këtë deklaratë vërehen dy elemente kryesore: ka filluar të flasë jo si deri tash kundër kryeministrit Mustafa, si një tribal dhe tarzan, por me një terminologji tjetër, sipas të cilës, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja quhen territor i Serbisë, edhe pse dihet botërisht se ato janë pjesë të Kosovës që pas luftës i janë marr asaj për t’iu bashkuar Serbisë. Elementi i dytë është se ai ka shpërfaqur qëllimin që nëse bëhet kryeministër i Kosovës do të shkëmbejë territor me Serbinë, pra do të bëjë atë që do Serbia dhe atë për të cilën është angazhuar Hashim Thaçi, Albin Kurti etj. Pra, do të hapë kapitullin e ndryshimeve të kufijve në rajon në dëm të shqiptarëve. Dhe po ta thoshte këtë Isa Mustafa apo kushdo nga LDK, jo që do të shpallej tradhtar, por rrezik që ta ekzekutonin edhe fizikisht. Por kur e thotë Ramushi, apo kur e thoshte dikur Hashimi, nuk është as tradhti, as nuk guxon kush t’ia thotë asnjë kritikë. Dhe kjo është hipokrizia që është veçori e politikëbërjes dhe e korpusit medietik të Kosovës. Dhe në këtë kontekst, del ashiqare edhe hipokrizia lidhur me demarkacionin, duke bërë të qartë se këta mjeranë të luftës dhe të paqes në Kosovë, e trajtojnë Kosovën dhe territorin e saj plaçkë lufte me të cilën mund të bëjnë çka të duan.

Në aspektin praktik, shkëmbimi i territoreve që ishte raktualizuar gjatë këtij viti, madje e pat riaktualizuar edhe Rexhep Qosja, por edhe Hashim Thaçi, ashtu siç e kishte aktualizuar edhe herë të tjera gjatë viteve, është një proces mjaft i ndërlikuar, sepse së pari duhet të ndryshohet kushtetuta, për të cilin duhet edhe mirëkuptimi ndërkombëtar, sepse prek parimet e Grupit të Kontaktit, e më tej të Komisionit të Badinterit për mosbashkim të Kosovës me ndonjë shtet, union apo pjesë të ndonjë shteti, pastaj duhet siguruar konsensusi i brendshëm politik në Kosovë dhe në Serbi, e pastaj duhet inicuar një proces negociatash me Serbinë. Dhe ky porces do të duhej të përcaktohej si porces negociator i drejtpërdrejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, apo i ndërmjetësuar nga ndonjë shtet apo institucion ndërkombëtar. Dhe është çështje a do ta pranonte opinioni, populli i Koosvës një proces të tillë që do të nënkuptonte dhënien e veriut të Kosovës Serbisë, dhe si do të arsyetohet politikisht, juridikisht dhe moralisht. Nëse kemi parasysh faktin se Kushner në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Francës nuk ishte deklaruar kundër ndarjes së Kosovës, atëherë mund të kuptohet lehtë se i ashtuquajturi arrestim i Ramshit nga autoritetet franceze ka qenë vetëm një lojë për ta heriozuar dhe për ta ngjallë politikisht nga vdekja klinike politike, dhe për ta përdorur për ndarjen e Kosovës, dhe për ta paraqitur si shkëmbim territori. Dhe në këtë kontekst duhet kuptuar edhe interesimin e Serbisë për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, ashtu siç mund të kuptohen se përse ndodhi “Kumanova” dhe përse Serbia ka akuzuar vazhdimisht daut Haradinajn se do të sulmojë në veri, do të bëjë këtë e atë, dhe pse u bë ai debat i shpifur në distancë për ta heriozuar edhe Dautin.

Me këtë deklaratë, Ramush Haradinaj veçsa hapi siparin e një platforme të thurur në Serbi dhe të paketuar në Francë, e që ka për qëllim hapjen e debatit rajonal për ndryshim të kufijve në rajon, me fillim në Kosovë, për të vazhduar në Maqedoni e Bosnjë, dhe në të cilin ndryshim, shqiptarët do të humbisnin sërishmi territor. Përtej patriotizmit të çifltelisë, po përtej përçyrravjeve të Çun Lajçit, realiteti politik i atyre që fshihen mbrapa këtij lloj patriotizmi është ricopëtimi i territoreve shqiptare.

Këtë opinioni i gjerë, e sidomos mbështetësit e LDK-së, pra edhe simpatizuesit e Ramushit brenda LDK-së, madje edhe brenda strukurave të saj, duhet ta kenë parasysh dhe mbi këtë bazë ta kenë edhe më të qartë se përse PDK, AAK, Nisma, VV janë njësoj dhe përse u bënë bashkë me serbët dhe me pakicat për ta rrëzuar Qeverinë e dretuar nga LDK dhe nga kryeministri Mustafa.