Ramush Haradinaj: Për punësimin e burrit të motrës u informova në media

Ramush Haradinaj: Për punësimin e burrit të motrës u informova në media

07.12.2017 12:06:13

Kryeministri Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca i cili e akuzoi për punësime familjare, duke marrë shembullin emërimin e Liridon Dervishajt, drejtor i Fondit për Sigurime Shëndetësore, që është bashkëshorti i motrës së kryeministrit Haradinaj.

Në arsyetimin e tij, Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për emërimin e tij dhe për këtë është informuar në media, derisa ka shtuar se një individi i cili ka aftësi profesionale, nuk mund ti mohohet e drejta e punës dhe të penalizohet për shkak të lidhjeve të tij familjare.

”E vërteta është se as nuk jam ndi mirë kur është emëru Liridoni i cili është burri i motrës teme Antigonës. E kam marrë vesh ne media, punon në sigurime gjatë, është bukur vstështirë nga njëherë me ia privu dikujt mundësinë për një punë veç pse ke lidhje familjare”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.

Ai mori shembull edhe vëllain e tij Daut Haradinaj dhe dajën Lah Ibrahimaj, të dy deputetë të Kuvendit të Kosovës.

për të cilin tha ‘sa ishim në zullum thoshit, shyqyr që jeni e tash

E kam vëllain deputet, Dautin, sa ishim ne kijamet, thojshi shyqyr që jeni.. e kam pas dajën, i ka marrë votat’, u shpreh Haradinaj.