Ramush Haradinaj uron Zvicrën në Ditën Nacionale, thotë se ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira

01.08.2019 09:38:07

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar Zvicrën në Ditën Nacionale të saj.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se shteti zvicran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira dhe sipas tij sot vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë.

“Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik. Shteti Zvicran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë”, ka shkruar Haradinaj.

1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.

Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.