Ramush Haradinaj: Ushtria jonë po forcohet çdo ditë

Ramush Haradinaj: Ushtria jonë po forcohet çdo ditë

05.03.2021 19:59:40

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ushtria e Kosovës po forcohet çdo ditë.

Haradinaj, i cili ka marr pjesë në paradën e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, e organizuar për nder të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ka vlerësuar se kjo ushtri tashmë është në mbështetje të paqes në rajon e botë.

“Ushtria jonë po forcohet çdo ditë, aleate me NATO-n, në mbështetje të paqes në rajon e botë, falë frymës atdhetare që paraqet Epopeja e UÇK-së, Lufta Çlirimtare dhe trashëgimia nga brezat e tërë që kombin, lirinë dhe mirëqenien e tij, e vendosën para vetvetes. Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.