Ramush Hardinaj, vizitë zyrtare në Tiranë

27.09.2017 11:50:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet sot Tiranë për një vizitë zyrtare. Kjo është vizita e tij e parë jashtë shtetit pas marrjes së detyrës në krye të qeverisë. Në këtë kuadër pala shqiptare ka zhvilluar një ceremoni mirëseardhje në Pallatin e Brigadave.  Shefi i qeverisë shqiptare takimin e parë do ta zhvillojë me homologun e tij, Edi Rama  dhe më pas një takim dypalësh mes delegacioneve.

Në orën 11.00, do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy Kryeministrave.  Më pas në orën 11.30, dy Kryeministrat do të kenë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Kosovës do të ketë gjithashtu takime me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin Haradinaj pritet të takohet edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.  Në varësi të axhendës, do të ketë edhe një takim mes Haradinajt dhe ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.