Raporti i ri i UNMIK-ut: Procesi i normalizimit të raporteve Prishtinë-Beograd po ngadalësohet

26.02.2017 08:56:49

Procesi i normalizimit të raporteve ndërfqinjësore në mes të Kosovës e Serbisë po ngadalësohet thuhet në raportin e ri të UNMIK-ut.

Në raport kërkohet që liderët e të dyjav vendeve të ndalin retorikën nxitëse.

Raporti flet për periudhën nga 16 tetori 2016 deri me 15 janar 2017.

I njëjti pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hënë, me 27 shkurt, njofton Klan Kosova.