Raporti mjeko-ligjor: Astori nuk vdiq në gjumë, mund të shpëtonte

08.06.2018 12:47:00

Vdekja tragjike e mbrojtësit italian, Davide Astori tronditi të gjithë botën e futbollit. U pretendua se 31-vjeçari vdiq në gjumë gjatë grumbullimit me ekipin e tij në Udine, por mjekësia ligjore, pas ekspertizës së barë, arriti në konkluzionin se ish-kapiteni i Fiorentinës, nuk ka vdekur në gjumë.

Profesorët Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene, përgënjeshtron atë që është thënë deri tani për ndarjen nga jeta të kapitenit të Fiorentinës natën e 4 marsit, kur ai gjendej i vetëm në dhomën e hotelit para ndeshjes me Udinezen.

Në raportin e mjekëve ligjorë flitet për “takiaritmi”, që do të thotë se zemra filloi të rrihte gjithmonë e më shpejt deri sa ndaloi.

Mjekët tregojnë se Astori ka qenë zgjuar atë natë, kur zemra filloi t’i rrihte gjithmonë e më shpejt dhe hodhën hipotezën se në rast se do të kishte një shok skuadre në dhomë do të kishte shpëtuar.

Mjekët dyshojnë se bëhet fjalë për një dhimbje të fortë në zemër, që nuk duhet t’i ketë ndodhur më parë, ish-kapitenit të Fiorentinës.