Raporti ndërkombëtar/ 15 grupet mafioze shqiptare që u kthyen në lider të narkotrafikut me Amerikën Latine

24.07.2020 15:20:17

Të dhënat e shpërndara sot nga raporti i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, në lidhje me trafiqet e grupeve shqiptare të krimit të organizuar, janë jo thjeshtë tronditëse, por ai tregon një trend që tashmë ka kulmuar në krijimin e një mafia reale shqiptare të kokainës. Një mafia që financon, organizon dhe më pas tregton sasi të mëdha kokaine që përkthehen në shifra marramendëse parash, që përfundojnë më pas në skutat e lavazhit dhe investimeve “qorre”.

Sipas raportit, grupet shqiptare, që janë shumë të njohura në vend kanë poste kyçe në pika të rëndësishme europiane, që nga porti më i madh i Botës, Roterdam, por edhe në pika të tjera të kontinentit.

“Në periudhën 2008–2009, kur Shariç po çante përpara në Amerikën Latine, shqiptari Arbër Çekaj vajti në Ekuador dhe hapi një kompani për tregtinë e bananave.232 Doli se ishte një biznes aq i frytshëm, saqë brenda pak viteve Çekaj u bë trafikanti më i madh i drogës në Shqipëri, duke e fshehur drogën në ngarkesat me banane që i eksportonte në Evropë”, thuhet në raport.

Shumë shpejt të tjerë filluan të ndjekin shembullin e Shariçit dhe Çekajt, pasi kapjet e ngarkesave me drogë nga policia, arrestimet, dhe artikujt e lajmeve tregojnë se ka një angazhim gjithnjë e më të madh të kriminelëve nga Ballkani perëndimor në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine.

Në raport përmenden grupe të famshme, madje të lidhura edhe me politikën, siç është grupi Bajri në Shkodër, një eksponent i së cilës, para dy javësh u lirua nga Prokuroria e Shkodrës.

Raporti ndërkombëtar/ 15 grupet mafioze shqiptare që u kthyen

Pjesë nga raporti

Kemi rreth 15 grupe kriminale shqiptare në vendet e Beneluksit që kanë krijuar lidhje me tre apo katër grupe shqiptare të krimit të organizuar me baza në Amerikën Latine, duke patur akses direkt në tregun e shitjes me shumicë të kokainës.

Një grup me madhësi mesatare në Hollandë ka rreth 10 deri në 15 anëtarë. Ndonëse këto grupe preferojnë të punojnë me persona të njohur (nga i njëjti fis, apo nga e njëjta krahinë), këto kohët e fundit është vënë re një tendencë për formimin e grupeve multi-etnike.

Në shtator 2018, dy nga krerët e klanit Bajri u arrestuan në Roterdam për trafik droge, kontrabandë armësh, prostitucion, zhvatje, organizimin e lotarive të paligjshme, dhe lojëra fati pa leje. Po kështu, në gusht 2019, policia italiane arrestoi 17 persona që ishin pjesë e një rrjeti shqiptar për trafikimin e gati 200 kilogramëve kokainë nga Holanda në Itali. Zyrtarisht, numri i shqiptarëve në Holandë është shumë i vogël – rreth 1,200.

Raporti ndërkombëtar/ 15 grupet mafioze shqiptare që u kthyen