Raportohet i zhdukur një person në Prishtinë

30.11.2019 13:08:43

Një person raportohet të jetë larguar nga shtëpia pa dijeninë e askujt.

Rasati ka ndodhur para tri ditëve, ndërsa familjarët e kanë raportuar dje në polici largimin e tij nga shtëpia.

“Në rrugën “Aleksandër Albani” në Prishtinë 27.11.2019 – 20:30. Me datën 29.11.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull K/Shqiptar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.