Rashiq tregon arsyet e bojkotit nga Lista Serbe të seancës së demarkacionit

01.09.2016 22:01:19

Lista Serbe sot nuk ishte në seancën e Kuvendit të Kosovës ku ishte parapa që në rend dite të ishte edhe demarkacioni me Malin e Zi, që u shty për një datë të pacaktuar.

Nenad Rashiq, deputet i kësaj liste e ka arsyetuar mospjesëmarrjen duke thënë se Qeveria e Kosovës i ka injoruar totalisht duke mos i konsultuar për këtë cësthje.
Ai ka thënë se nuk ka ekzistuar asnjë kushtë, sic është folur nëpër media.

 

 

“Asnjë përfaqësues i Listës Srpska nuk është ftuar për negociata. Deri në këtë moment e them me bindje, kurrfarë kushti s’ka ekzistuar. Ndoshta do të kishim kërkesa po të kishim një takim normal  ku ndoshta do të kishim mundur të flasim për kërkesa” ka thënë Rashiq për televizionin publik.