Rastet e coronavirusit tejkaluan shifrën 200,000 në të gjithë botën

18.03.2020 16:32:31

Rastet e coronavirusit të mërkurën tejkaluan shifrën 200,000 në të gjithë botën, ndërsa virusi vazhdon të përhapet jashtë Kinës.

Sipas mediave të huaja deri më tani janë konfirmuar 201,436 raste, që në orët e para të mëngjesit.

Raportohet se virusi ka marrë jetën e 8,000 personave në të gjithë botën, ndërsa 82,000 të tjerë thuhet të jenë shëruar.

Pothujse gjysma e rasteve në botë ndodhen në Kinë, mirëpo virusi i njohur si Covid-19 është përhapur edhe përtej kufijve, ndërsa javën e kaluar OBSH deklaroi se Evropa ishte bërë epiqendra e re e virusit.

Vendi më i prekur  nga coronavirusi në Evropë është Italia, ndërsa lidhur me këtë rast autoritetet kanë urdhëruar bllokimin e gjithë vendit, pasi virusi deri më tani ka infektuar 31 mijë persona, kurse 2,500 të tjerë kanë ndërruar jetë.