Rasti Dime Spasov: Tre padi për të përfshirët

18.11.2016 17:50:09

Ministresha e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski, sot ka deponuar tre padi në Prokurorinë Themelore Publike për keqpërdorim detyre dhe punë të pa përgjegjshme.

Paditë lidhen me dhënien e veturës ”Toureg” që ta përdor zëvendës ministri Dime Spasov. Sipas Remenskit, Agjencia për punësim ka bërë veprim të jashtëligjshëm pasi i ka dhënë veturën e Agjencisë Spasovit që ta përdor jashtë orarit të punës.