Rasti i Shpendit me jahtet, rast i shpërfaqjes së hipokrizë autoritare të atyre që tërheqin zvarrë kundrështarët dhe gazetarët

26.03.2017 17:28:45

Nga Rexhep Kastrati

Rasti i Shpend Ahmetit me jahtet e Devollëve, me të drejtë ka bërë bujë në opinionin publik, jo vetëm për faktin se jahtet janë shprehje e niveleve aristokratike të të jeturarit, por edhe për faktinse bëhet fjalë për një pjesëtar të sektës okulte të Albinit, e cila në nivelin ideologjik dhe në atë propagandës dhe agjitancionit, e paraqet veten të kundërtën e arsitokracisë, dhe të një kritizere të atyre që bëjnë jetë aristokratësh. Në këtë kuptim, ky rast është shquar më shumë dhe ka bërë bujë më shumë për faktin se paraqet të kundërtën e perceptimit që po mundohet ta krijojë sekta okulte e Albinit për veten, dhe të kundërtën e një organizate që mbron interesat e të varfërve, apo siç do të thoshte Noli, të vegjëlisë. Mirëpo, nëse çështjen e shtrojmë në nivelin, aspektin dhe kontekstin socio-historik, duhet thënë se rasti i Shpend Ahmetit nuk është asgjë tjetër, pos një rast që iustron demagogjinë që e ka karakterizuar të majtën ekstreme euro-lindore, dhe prosovjetike të shqiptarëve dhe kudo në botë.

Në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, i cili ishte bazuar në diktaturën e proletariatit, pra të klasës punëtore dhe të vegjëlisë, kasta në krye të shtetit, apo Oborri, apo Blloku, bënin një jetë superluksoze dhe tërësish në të kundërtën e asaj që e paraqiste veten, dhe të kundërtën e jetës që bënin qytetarët e zakonshëm. Të marrim edhe vende të tilla, si Kuba, Venezuela dhe të njgashme në të cilat shquhet pikërisht jeta në kundërshtim me atë që e agjitojnë dhe e propagandojnë. Dhe gjithë këtë luks të paimagjinueshëm, të këtillët e bënin edhe me trafiqe ilegale, me kultivim droge dhe formave të tjera të ngjashme. Kuptohet përpos shtypjes së klasës punëtore.

Në teoritë politike, këto forma janë të njohura si forma autoritare dhe diktatoriale, që janë bazuar në format represive të sundimit të egër, të sjelljes autoritare të Oborrit, apo të Bllokut, të sanksionuar edhe me ligje, por edhe edhe duke mos respektuar as ligjet kur këtë e donte Vozhdi, Udhëheqësi suprem, Kapoja. Pra, veçoria sipas të cilës një parti politike, një regjim apo një klikë sunduese, bën jetë mikorborgjeze, aristokrate dhe të veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë, duke ushtruar sundimin e saj mbi një ideologji që mbështetet në vegjëlinë, në klasën punëtore, në shtresat e gjera të popullatës, është veçori e regjimeve autoritare, diktatoriale dhe represive.

Thelbi i hipokrizisë dhe i destruktivitetit të këtyre regjimeve është se ndërtohen, bazohen dhe arsyetohen në bazë të një ideologjie që mbështetet në klasën dhe shtresat e ulëta dhe të varfëra për të ndërtuar regjime shtypëse pikrisht të këtyre shtresave dhe për të bërë për vete jetë luksoze, aristokrate dhe shumë të pasur.

Prandaj, edhe rasti i Shpendit duhet të kuptohet pikërisht në këtë kontekst, e së këndejmi edhe sekta okulte e Albinit duhet të shihet si një sektë hipokrite që thirret, agjiton dhe propagandon në emër të vegjëlisë dhe të shtresave të varfra për të ardhur në pushtet dhe për të ndërtuar regjime autoritare që do të tërheqin zvarrë gjithë kundërshtarët, gjithë gazetarët dhe gjithë ata që guxojnë dhe i kundërshtojnë.