Rasti ‘Spiun’ tani edhe në formatin e filmit dokumentar

03.11.2016 10:16:07

Pas filmave ‘Gjashtë orë deri në qiell-Toshe Proeski’ dhe ‘Lartësi e tmerrshme’, në Al Jazeera Balkan të dielën prej orës 17:05 do të na shfaq premierën e filmit dokumentar maqedonas ‘Spiun’, të shtëpisë filmike ‘Revolution’ nga Shkupi dhe regjisori Dejan Milloshevski.

‘Bëhet fjalë për dokumentarin e historisë hulumtuese që flet për shantazh, tregtitë me shërbimet sekrete dhe afera tjera. Historia ndjek zhvillimet aktuale në Maqedoni, ku policia arreston një grup prej 20 anëtarëve të mëparshëm dhe të tanishëm të policisë sekrete në Maqedoni. E ashtuquajtura grupi spiunazhët merret me mbledhjen e informacionit për gjendjen e sigurisë në Maqedoni, për strukturën e forcave ushtarake të policisë, bisedimet me politikanët e huaj dhe agjencitë e huaja të sigurisë në rajon’, thonë nga produksioni.