Reagim: Branimir Stojanoviq, hiç dorë nga politikat ekspansioniste të Serbisë!

22.08.2016 15:23:05

Nga Rexhep Kastrati

Përfaqësuesi i serbëve në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq,  e që është edhe zëvedëskryeminstër i Kosovës, ka reaguar pas shfaqjes së një bildbordi në fshatin Mushtisht që kujtonte krimet e kryera nga serbët gjatë luftës. Në reagimin e tij, vërehen dy elemente kryesore: realitivizimi i krimeve serbe në Kosovë, dhe kërkesa drejtuar me një lloj pyetje testuese pozitës dhe opozitës që të deklarohen se kush janë e ksu nuk janë për kthimin e serbëve në Kosovë. Edhe pse të dy këto elemente i thotë me një elegancë dhe elokuencë komunikimi, megjithatë është momenti për t’i kujtuar z. Stojanoviq se është e vërtetë se të gjithë serbët nuk janë krimnelë, por po ashtu është po aq e vërtetë se as shqiptarët, e as institucionet dhe partitë politike të Kosovës nuk kanë shfaqur kurrë akuza për përgjegjësi kolektive të popullit serb. Përkundrazi, shqiptarët kanë treguar mirësinë e tyre, humanizmin e tyre dhe kulturën e tyre si popull i lashtë dhe me tradita të forta të bashkëjetesës etnike, fetare etj. Megjithatë, është shumë e vërtetë se pjesëtarë të komunitetit serb, qoftë në Krushë të Vogël, qoftë në Mushtisht, apo edhe në vendbanime të tjera të përziera etnikisht, janë përfshirë në krime ndaj shqiptarëve. Këtë e dinë banorët e atyre vendbanimeve, por edhe institucionet e ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare. Përkundër këtyre, shqiptarët asnjë herë nuk janë bërë pengesë për kthimin e serbëve në vendbanimet e tyre, kurse institucionet e Kosovës edhe në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare kanë realizuar programe të ndryshme për kthimin e tyre. Kjo nuk do të thotë se marrëdhënet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve nuk kanë probleme, por këto nuk janë për fajin e shqiptarëve, por për fajin e vetë serbëve dhe të politikës serbe që udhëheqin përfaqësuesit e tyre në Kosovë dhe Qeveria serbe në Beograd. As serbët lokalë, as përfaqësuesit e tyre, dhe as Qeveria serbe në beograd nuk kanë shprehur keqardhje dhe nuk kanë kërkuar ndjesë përmaskarat që janë kryer ndaj shqiptarëve. Pastaj, as serbët, as përfaqësuesit e tyre politikë, dhe as Qeveria serbe në Beograd nuk kanë bërë asgjë që të kuptojnë se mund të jetohen në harmoni dhe në mirëkuptim me shqiptarët kur të heqin dorë nga politikat shoveniste, nga refuzimi për të pranuar vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, pra të shqiptarëve, të turqve, të boshnjakëve, të komunitetit RAE për një Kosovë të pavarur. Serbët lokalë vazhdojnë ta trajtojnë Serbinë shtet të tyre, përkundër faktit se Kosova ka shpallë pavarësinë e saj dh që tetë vjet frymon si shtet i pavarur. Serbët lokalë duhet të mësohen se shteti i tyre tash është Kosova, i cili u ka njohur dhe u ka realizuar të drejta që as në vetë Serbinë nuk i kanë, siç është e drejta për shumicën e dyfsihtë në Kuvend, pariteti në punlsim dhe në përfaqësim institucional, fonde të veçanta për ta, asimetri në nivelin e psuhtetit komunal etj. Asnjë komunë në Serbi nuk mund të themelojë universitet, as të ketë shërbime sekondar shëndetësor, ashtu siç nuk mund të ketë të drejtë të pyetet për emërimin e drejtuesve të policisë etj. Natyrisht se hapin e madh në këtë drejtim, pra të pajtimit dhe të njohjes së realitetit në Kosovë duhet ta bëjnë përfaqësuesit politikë të serbëve lokalë, ndër të cilët është edhe Branimir Stojanoviq, që mban postin më të lartë në Qeverinë e Kosovës pas kryeminstrit. Këta duhet të tregojnë se interesat e serbëve lokalë janë më të rëndësishme dhe të vetmet që duhet të mbrojnë dhe të përfaqësojnë, e të mos bëhen pjesë të politkkave ekspansionsite dhe hegjemonsite të shtetit serb. Me politika çfarë janë duke ndjekur përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës nuk po mundësojnë as pajtimin, as bashkëjetesën e plotë dhe as kthimin e tyre, pasi që ata i kanë kthyer pjesëtarët e komunitetit të tyre në mjete, vegla dhe mekanizma për programe ekspansioniste dhe hegjemoniste të Serbisë. Kur bëhet fjalë për kthimin e serbëve lokalë, përfaqësuesit politikë të serbëve, pra edhe Branimir Stojanoviq duhet të heqin dorë nga manipulimi i të dhënave demografike të serbëve lokalë, Kur them këtë, kam parasysh faktin se Qeveria në Beograd, e së këndjemi edhe përfaqësuesit politikë të serbëve lokalë, vazhdojnë të mashtrojnë lidhur me numrin e përgjitshëm të serbëve të Kosovës, dhe me numrin e të shpërngulurve nga Kosova. Siç dihet tashmë, Beogradi ka fryrë vazhdimisht numrin e serbëve në Kosovë, herë në 300 mijë,  e herë më tepër, kurse kur bëhet fjalë për shpërnguljen e serbëve të shpërngulur, thotë se janë shpërngulur rreth 250 mijë serbë.