Reagim e Osman Ferizit ndaj Hafiz Gagicës: Nuk ke asnjë kontribut për organizimin e stërvitjeve në kampet ushtarake në Shqipëri!

22.04.2019 16:47:48

Nga Osman Ferizi

Të nderuar lexues, veprimtarë,

ata që dalin dhe rreshtohen në krah të atyre që na luftuan deri më sot (H. Thaçi, K.Veseli, A.Grabovci…), dhe që nuk bënë as minimumin që vepra madhore e Sali Çekaj të prezentohet e tëra, janë turpi dhe llumi i këtij vendi! Ata që nuk e kanë dhënë as edhe një kontribut minimal financiar, organizativ e as shkrimor në publikime, duhet të heshtin dhe të turpërohen! Atyre u pengon pse flet Osmani, Saimi, Kastrioti, Ylli, Shefqeti, Rexhepi, Idrizi Sefa…, sepse ata duan të jenë vetë Bajraktarët e djeshëm në kali të bardhë, t’i bijnë valles së Djallit, si Nasim psikopati, Milaim Zeza… Këta kanë fobi nga e verteta, kanë uri dhe etje per lavdi, pushtet, para dhe kurva.

Ideja për ushtrime ka qenë nga presioni i veprimtarëve te LDK në Kosovë, sepse kishim filluar duke bërë roje në çdo pjesë të Kosoves! Kësaj ideje të vetembrojtjes  i jepet drita jeshile në Zyrih, në banesën e Imer Berishes, ku ishte dr. Rugova. Kordinimi dhe ajo marreveshje gojore është arritur falë autoritetit të liderit të Kosovës dhe përfaqësuesve të autorizuar nga dr. Rugova. Të hollat për Vetëmbrojtje jane mbledhë në emër të ushtrimeve ushtarake në Shqipëri nga ish-veprimtarët e dy degëve të LDK në Zvcër dhe Gjermani! Dihen edhe kordinatorët që ishin në Zvicër ( Imer Berisha, Saim Tahiraj, I. Abdullahu,Sh. Mulolli G. Hoxha…), edhe në Gjermani ( S. Çekaj, Sh. Bobaj, H. Gagica, R. Jashari,…). Pse ky farë Hafizi që kundërshton Kastriot Hoxhën nuk erdhi vetë në ushtrime? Pse nuk ka Raport financiar të shpenzimeve në emër të grupeve? Sa të holla i janë dorëzuar ish-Qeverisë nga mjetet e mbledhura për Vetëmbrojtje? Pse nuk u ndihmuan të përndjekurit dhe të burgosurit? Sa u ndihmuan familjet e tyre? Pse nuk ka Raport financiar per Fondin e Ahenit? Pse ky që paraqitet engjull, u prish me Marjan Tunen? Ku mbetën ato mjete? Pse këta nuk erdhën me Sali Çekajn që të hyjnë me të në Kosovë, që e paskan dashtë aq shumë?… Pse genjejnë? Askund Kastrioti nuk thotë komandant per Salihun, por drejtues dhe përgjegjës.

Në bazën stërvitore ka qenë përgj. kryesor Qani Abazi, ndërsa përgjegjës i njerit Grup stërvitor ka qenë Kastriot Hoxha, ndërsa i grupit tjetër përgjegjës ka qenë Hysen Ymeri. Unë i kam edhe emrat e tjerë të stafit drejtues aty. Kush e caktoi Zymer Berishen -si përgjegjes i logjistikes aty? Është rrenë e kulluar që është marrë vendimi për hyrje në Kosovë, më 21.10.1991, në zyrën e Ali Aliut! Pse atëherë nuk hyri grupi i parë? Pse nuk u realizua hyrja? Ju, keni thënë se nëse ju zënë me armë, thuani që jemi tregtarë – aq poshtë e ule misionin e atyre Atdhetarëve? Pse ti Hafiz deklarohesh ne Surel para rekrutëve të grupit të parë si Minister i Mbrojtjes – me emrin Besnik Spahiu? Ne grupi i dytë dhe unë konkretisht i kam thënë Z. Berishës se një grup prej 5-vetash nuk do kthehemi ne Zvicër, apo Gjermani, por do kalojmë kufirin. Atëherë ai më ka marr një ditë dhe më ka dërguar në Zyrën e Kosoves ku ishte Ali Aliu. Ali Aliu na e liroi Zyrën dhe aty bisedova me Sali Çekajn lidhur me vendin se ku ishte më i përshtatshëm për kalim. Unë isha i vetmi qe kisha kaluar më parë kufirin në Zogaj, por nga Salihu u vendos varianti më i sigurt në Rrasë të Koshares(C4). Pastaj, nga ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë u caktua major Kastriot Hoxha të na shoqëronte deri në pikën kufitare. Neve na ka takuar edhe zv. ministri Halil Hyseni pas dekonspirimit, dhe ishte shume kritik dhe i shqetesuar.

Ne kemi ngrënë bukë rrugëve të Tiranës, ato ditë e javë pas arratisjes, po ku ishit ju “organizatorët e vërtetë“? Pse tash thoni të pavërteta dhe manipuloni? A e dini se kështu si ju flasin dështakët, karrieristët, ata që nuk kanë bërë asgjë për Salihun, ata qe e shanë Rugovën, ata që keqpërdorën mjetet finaciare për Shtatoren e Sali Çekajt, dhe nuk kanë guxim të ballafaqohen me letra, ata që gënjyen për “Stringera”, e baza ushtarake Franceze, ata që nga 1990 deri me 1999 nuk e kanë bërë as edhe një Raport Financiar të Fondit të degës së LDK-së, të besueshëm dhe te argumentuar? Sa herë i keni premtuar Rifat e Adem Jasharit që do t’ju ndihmoni? Sa ju ke ndihmuar atyre?

Në një takim me presidentin Rugova, Zymer Lulaj i kish kërkuar që ta sistemojnë diku Hafizin, kurse presidenti Rugova, pas kishtë qeshur, i kish thënë: Kah të duash hyn, por andej jo! Hafizi ka marrë rrogë sa një anëtar i Kryesisë në Prishtinë…

Rënia e mjerë e juaja zhverëson dhe sfidon ngritjen tuaj artificiale. Tani me kaq, kurse unë jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo formë me të gjithë ata që po tentojnë nga anash të shtrembërojnë të vërtetat e kohës,  kur na kanë lënë në baltë! Ju premtoj se do më keni përballë, e vërteta është një dhe e pavdekshme!

Kurse krejt në fund më duhet të them qartë: gjithë ato ngjarje të lavdishme dhe gjithë ajo histori me plotë mund, sakrifica, por edhe me madhështi, nuk do të ndodhnin pa rolin kyç, vendimtar dhe prijës të Sali Çekajt, sepse ai drejtoi me vigjilencë dhe përgjegjshmëri të lartë grupin prej 31 vetash. Vetë Saliu, grupi i Deçanit dhe familja e Saliut janë marrë me sistemimin dhe strehimin e armatimit. Po ashtu, ne kemi ndihmuar edhe grupet tjera të zonave të tjera për shpërndarje të armatimeve.